KRYEFAQJA » LAJME » Gjukanoviç: Rusia pro protestave në Malin e Zi
Gjukanoviç: Nëse fiton PDS, vendi do të jetë anëtar i BE-së dhe NATO-s, e jo koloni ruse

Gjukanoviç: Rusia pro protestave në Malin e Zi

Kryeministri i Malit të Zi Millo Gjukanoviç , përmes të cilave partitë politike opozitare po përpqien të pengojnë anetaresimin e Malit të ZI në NATO. “Nuk ka kurrfarë dyshimi pas dy kumtesave nga Ministria e Puneve të Jashtme të Rusisë se politika ruse është në anën e organizatorëve të protestës”, deklaroi Gjukanoviçi në një intervistë televizive. Për këtë arsye, gjendja në Mal të Zi nuk është problem i cili e prek vetëm këtë vend, por edhe të gjithë ata të cilët e mbështesin integrimin e tij euroatlantik.Kjo është një përpjekje që të pengohet integrimi evropian dhe euroatlantik i Ballkanit”, vleresoi kryeministri malazez. Partite proserbe që organizojne protesta kundër qeverisë dëshirojnë rëniën e saj, sepse besojnë se me hyrjen e Malit të Zi në NATO do të humbin çdo mundësi për anulimin e pavaresisë së Malit të Zi tha kryeministri duke shtuar se ai nuk ka asgjë kundër zgjedhjeve demokratike. “Nëse takimi ministror i NATO-s do të jetë me 1 Dhjetor, ne me 2 dhjetor jemi të gatshëm për zgjedhje”, deklaroi Gjukanoviç, i cili pret që vendi i tij atëherë të marrë edhe zyrtarisht ftesë si anetar me të drejta të plota në Aleance.