KRYEFAQJA » LAJME » Gjyakata speciale antikorrupsion, do të hetoje edhe gjyqtarë e prokurorë
reforma ne drejtesi, gjykata speciale, hetim, prokurore e ministra

Gjyakata speciale antikorrupsion, do të hetoje edhe gjyqtarë e prokurorë

27 gjyqtarë do të gjykojnë zyrtarë të lartë që do të vihen nën akuze, nga prokuroria e posaçme anti korrupsion. Drafti i ri për reformën në drejtësi përcakton dhe ngritjen dhe funksionin e të parës gjyaktë speciale që do të shqyrtojë çështjet e korrupsionit dhe krimit të organizuar që do të hetohen po nga nje prokurori e posaçme.

Gjykatat e posaçme të shkallës së parë do të përbëhen nga 16 gjyqtarë, ndërsa ato të Apelit do të përbëhen nga 11 gjyqtarë.

Pesha e gjykatës speciale, do të jetë edhe më e madhe pasi ajo do të marr nëe shqyrtim kryeministra, ministra, deputet, gjyqtarë dhe prokurorë të cilët hetohen jo vetëm për veprat penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar por për çdo subjekt penal. Në draft përcaktohet qartë roli i gjyakatës së posaçme në shqyrtimin e këtyre çështjeve, pasi kompetencën e gjykatës së lartë do të marr pikërisht kjo strukturë e re.

Pas draftit për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, në komisionin e posaçëm për Reformën në Drejtësi, ka shkuar një tjetër projektligj, i cili shkrin sistemin aktual të drejtësisë, duke ngritur një drejtësi të re. Bëhet fjalë për projektligjin për organizimin e sistemit gjyqësor në Shqipëri, i hartuar nga një grup pune i përbërë prej përfaqësuesve nga Gjykata e Lartë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Ministria e Drejtësisë dhe EURALIUS, si dhe i rishikuar ditët e fundit.