KRYEFAQJA » LAJME » Gjygji i Namazgjasë, xhamia fiton betejën gjyqësore me shoqërinë civile
xhamia namazgjase, gjygji per xhamine, shoqeria civile

Gjygji i Namazgjasë, xhamia fiton betejën gjyqësore me shoqërinë civile

Gjykata Administrative rrëzoi sot padinë e shoqërisë civile, e cila për tre vjet me radhë kundërshtoi një vendim të Këshillit Kombëtar të Territorit për ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë.
Në vendimin e shpallur me dyer të mbyllura, gjykata deklaroi se Instituti i Çështjeve Kombëtare nuk legjitimohet si palë e dëmtuar për sa kohë e drejta publikut për t’u ankuar në gjykatë për çështje të mjedisit has në barriera ligjore. Kjo pasi grupet e interesit nuk mund të kërkojnë shfuqizimin e një akti administrativ individual që cënon çështjet e mjedisit. Gjyqi për ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë zgjati tre vjet, së pari nisi në Gjykatën e Civile e më pas u kalua për kompetencë në Gjykatën Administrative.