KRYEFAQJA » LAJME » Gjykata Administrative e Apelit nis shqyrtimin për ndërtimin e pallateve tek diga e liqenit
Gjykata Administrative e Apelit nis shqyrtimin për ndërtimin e pallateve tek diga e liqenit

Gjykata Administrative e Apelit nis shqyrtimin për ndërtimin e pallateve tek diga e liqenit

Gjykata Administrative e Apelit nis shqyrtimin me themel për ndërtimin e pallateve 17 katëshe tek Diga e Liqenit. Një ditë më parë kjo gjykatë rrëzoi kërkesat për përjashtim të trupës gjyqësore, që do të shqyrtoje çështjen e lejes së ndërtimit të bllokut të pallateve. Kërkesat ishin bërë nga Bashkia e Tiranës, Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit dhe Avokatura e Shtetit. Bashkia e Tiranës i cilësoi vendimet të pritshme, ndërsa tha se beteja ligjore do të vijoje. Pasditen e djeshme Bashkia e Tiranës akuzoi sërish trupën gjykuese për lidhje me firmën e ndërtimit, duke përsëritur se në kushtet e konfliktit të interesit, gjyqtarët nuk mund të japin drejtësi.