KRYEFAQJA » LAJME » Gjykata administrative rrëzon kërkesën e PS-së për zgjedhjet në Bashkinë e Dibrës
Gjykata administrative rrëzon kërkesën e PS-së për zgjedhjet në Bashkinë e Dibrës

Gjykata administrative rrëzon kërkesën e PS-së për zgjedhjet në Bashkinë e Dibrës

Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesën e Partisë Socialiste lidhur me datën e zgjedhjeve në Bashkinë e Dibrës. Socialistët kërkonin rrëzimin e dekretit të presidentit Nishani për caktimin e datës së zgjedhjeve në këtë bashki. Me rrëzimin e kërkesës vijon të mbetet në fuqi dekreti i presidentit dhe data e zgjedhjeve të pjesshme lokale në Bashkinë e Dibrës është 11 shtatori. Socialistët pretendojnë se është shkelur kodi zgjedhor pasi më parë kreu i shtetit duhet të priste zbardhjen në Fletoren Zyrtare të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Shukri Xhelilin.