KRYEFAQJA » LAJME » Gjykata: Burg për Shabanin, dhunoi fëmijën 3-vjeç

Gjykata: Burg për Shabanin, dhunoi fëmijën 3-vjeç

Pas vendimit të Gjykates së Tiranës, “Arrest me burg” Anjeza Shabanin administratore e një kopshti privat, ka shpërthyer në lot. E vënë nën akuzë për dhunë barbare ndaj një të mituri në kopshtin të cilin ajo menaxhonte, Shabani nuk është mbrojtur dot përpara gjykates. Prokuroria ka ngritur ndaj saj akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Dhunës ndaj të miturve”. Avokati i saj kërkoi një masë më të butë , atë të “Arrestit shtëpiak” pasi, ka një fëmijë të mitur për të rritur, këtë nuk e ka marrë parasysh gjyqtarja.
“Jam shumë mirë”- këto ishin fjalët e vetme që Anjeza Shabani arriti ti thotë të atit nga kafazi i hekurt, pas vendimit të gjykatës.
Qëndro e fortë , bravo..” ka qënë reagimi i babait të saj, i cili nuk ka fajsuar në asnjë moment të bijën, edhe pse video ku ajo dhunon një fëmijë 3 vjeçar shokoi opinionin publik.

Gjatë seancës për vlerësimin e masës së arrestit jashtë dyerve të gjykatës së Tiranës, një grup i shoqërisë civle protestuan për dhunën e ushtruar ndaj fëmijës në kopësht, duke kërkuar dënimin e të pandehurës.
Pas kërkesës së Prokurorisë , policia arrestoi në flagrance Anjeza Shabanin. Ekspertët kanë shkuar edhe në kopshtin që ajo menaxhonte dhe kanë pyetur edhe fëmijët dhe stafin e institucionit, në prani të psikologëve dhe prindërve të tyre.
Anjeza Shabani akuzohet nga prokuroria për 3 vepra penale,
Dhunë ndaj të miturve, “Shpërdorim detyre” dhe “Aktivitet të paligjshëm tregtar”.