KRYEFAQJA » LAJME » Gjykata e Apelit: Pezullimi i Çakos i padrejtë
Gjykata e Apelit: Pezullimi i Çakos i padrejtë

Gjykata e Apelit: Pezullimi i Çakos i padrejtë

Gjykata e Apelit në Tiranë ka hedhur poshtë të enjten vendimin e gjykatës së shkallës së parë e cila pezulloi nga detyra drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako. Ndërsa bëri të njohur këtë vendim avokati i tij Maksim Haxhia tha se pas kësaj zoti Çako duhet të kthehet në detyrë. Numri një i policisë shqiptare u pezullua nga gjykata rreth dhjetë ditë më parë pas akuzave për shpërdorim detyre të Prokurorisë së Tiranës. kjo prokurori ka nisur hetimet për egzistencën e pajisjes përgjuese “IMSI Catcher”. Sipas prokurorisë pajisja ka hyrë në Shqipëri pa autorizimin përkatës, ndërsa kreu i policisë së shtetit nuk ka bërë detyrën e tij për të marrë masat për të siguruar hyrjen, administrimin dhe përdorimin e kësaj pajisje. Vetë zoti Çako ka deklaruar se pajisja “IMSI Catcher” është administruar gjatë të gjithë kohës nga ekspertët italianë. Policia me kërkesë të prokurorisë dhe vendim gjykate, ka ndaluar ndërkohë edhe dy pjestarë të forcave operacionale.
“Çështja Çako” është debatuar gjatë nga maxhoranca dhe opozita. Kjo e fundit ka akuzuar segmentet e qeverisë si të implikuara në afera përgjimi ndaj kundërshtarëve politikë dhe trupit diplomatik, por qeveria thotë se opozita kërkon të minojë reformën në drejtësi. Ndërkaq po sot, menjë herë pas dhënies së vendimit  zoti Çako u pa krahas ministrit Tahiri në një aktivitet.