KRYEFAQJA » LAJME » Gjykata e Gjykimeve Sportive pohon pezullimin për Platini
FIFA, Platini tërheq kandidaturën për president

Gjykata e Gjykimeve Sportive pohon pezullimin për Platini

Michel Platini pezullohet nga presidenca e UEFA-s, këtë e vendosur Gjykata e Gjykimeve Sportive (TAS/CAS) në Lozanë të Zvicrës. Pra, francezi do të mbetet i pezulluar për 90 ditë nga detyra e tij, edhe pse në këto orë po zhvillon punimet Ekzekutivi i UEFA-s në Paris. Gjykatësit e kanë hedhur poshtë pjesërisht apelimin e francezit për pezullimin, në pritje të vendimit të Komisionit Etik të FIFA-s. Platini do të jetë i pezulluar deri me 5 janar 2016. Gjykata ia ka ndaluar FIFA-s që ta zgjerojë më tej pezullimin. Kështu, Platini, nuk mund të marrë pjesë në shortin e grupeve të Euro 2016 që do të mbahet nesër në orën 18:00 në Pallatin e Kongreseve në Paris.

Me 18 dhjetor “Le Roi” do të dëgjohet nga Komiteti Etik i FIFA-s, që do të vendosë me 21 dhjetor për përjashtimin e tij dhe të Sepp Blatter nga futbolli me kërkesë të dhomës së hetimeve të Komisionit Etik të FIFA-s. Hetimi u bë për dy milionë frangat zvicerane (1,8 milionë euro) të derdhura nga Blatter në llogarinë e presidentit të UEFA-s në vitin 2011, për punën që kishte bërë nga viti 1999 deri në vitin 2002.