KRYEFAQJA » LAJME » Gjykata e Lartë lë të lirë Roshin
kavaje, elvis-roshi, gjykata e larte, liron, roshi,

Gjykata e Lartë lë të lirë Roshin

Në një sencë e cila ka zgjatur 45 minuta , Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vendosi të lë të lirë, kryetarin e Bashkisë Kavajë, Elvis Roshi, i vënë nën akzuë për fshehje të pasurisë. Nga sot, Roshi nuk do të qëndrojë më në arrest shtëpie, por do të ketë detyrimin ligjor të paraqitet pranë prokurorisë një herë në muaj. Me vendimin e sotëm, Rroshi do t’i duhet që të hënën e parë të çdo muaji të paraqitet në prokurorinë e Tiranë. Kjo do të thotë që Elvis Roshi do të ushtrojë funksionin e tij si kryetabashkiak në zyrën e tij. Më gjithë pretendimet e prokurorisë, se Elvis Rroshi duhet të qëndrojë në masën e “arrest shtëpie”, me argument se një masë tjetër mund të ndikonte në manipulimin apo prishjen e provave, vendimi i Gjykatës së Lartë ishte ai për lirimin e tij. Edhe kur prokuroria pretendoi se kjo masë do të sillte edhe largimin e tij dhe shmangien nga hetimi, gjyakat nuk e mori parasysh, Elvis Rroshi u përfaqësua nga avokati i tij ligjor, Theodhori Sallaku, i cili jashtë salle deklarois e prokuroria nuk ka prova të argumentuara për të mbajtur nën arrest klientin e tij. Kryebashkiaku i Kavajës, ndodhet prej 4 muajsh në arrest shtëpie. Por duket se vendimi i sotëm nuk do të pushojë betejën ligjorë të tij më drejtësinë. Një dosje në emër të tij, pritet të vijë nga Italia, pas një kërkese që prokuroria e përgjitshmë ka nisur muaj më parë. Përmes letërporosisë, autoritetet italiane pritet të sjellin fakte për të tjera afakte kunder Elvis Roshit. Ndaj tij pretendohet se janë ngritur në shtetin fqinj akuza për trafik droge dhe prostitucioni. Ai është zyrtari i parë i akuzuar pas hyrjes në fuqi të ligjit për dekriminalizimin.