KRYEFAQJA » LAJME » Gjykata e Vlorës; Burg për vrasësin e 23 vjeçarit
mario ribaj, fabjon veizaj, vrasje e dyfishte,burg, arrestohet

Gjykata e Vlorës; Burg për vrasësin e 23 vjeçarit

Marjo Ribaj, i akuzuar për vrasjen e një 23 vjeçari do të vazhdojë të qëndrojnë pas dyerve të burgut. Trupi gjykues i Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorës i kryesuar nga gjyqtarja Atalanta Zeqiri vlerësoi se Marjo Ribaj duhet të qëndroje ne “ burg pa afat”, pasi mbi të rëndon akuza e “vrasjes në rrethana cilësuese “dhe armëmbajtjes pa leje . Burime nga prokuroria e Vlorës , bëjnë me dije se në rrëfimin e tij Marjo Ribaj ka pranuar vrasjen, ndërsa ka saktësuar se nuk ishte nisur për të vrarë shtetasin Fabjon Veizaj por për të sqaruar konfliktin e nisur që mbrëmjen e së enjtes. Sipas Ribajt vrasja ndodhi në gjaknxehtësi e sipër,pa paramendim. E njejta trupë gjykuese la në burg dhe Endri Pangon, i cili akuzohet si bashkëpuntor i autorit të vrasjes. Ngjarja e rëndë ku humbi jetën 23 vjeçari Fabjon Veizaj ndodhi paraditen e së premtes, në fshatin Vranisht të Vlorës, ndërsa autori i saj u arrestua vetëm disa orë më pas.