KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Gjykata Europiane e Drejtësisë i jep të drejtë Britanisë të kufizojë përfitimet e mirëqënies sociale në lidhje me migrantët
gjykata evropiane e drejtesise

Gjykata Europiane e Drejtësisë i jep të drejtë Britanisë të kufizojë përfitimet e mirëqënies sociale në lidhje me migrantët

Gjykata Europiane e Drejtësisë i dha sot të drejtë qeverisë britanike për të kufizuar përfitimet sociale në lidhje me disa migrantë europianë që jetojnë në Britani. Me vendimin e dhënë sot, kjo gjykatë i dha fund një sfide që Komisioni Europian shpalli ndaj kufizimeve që qeveria britanike donte të aplikonte për këto përfitime. Komisioni argumentoi në gjykatë se vendimi i Britanisë për të shtrënguar pagesa të tilla si përfitimi për fëmijët dhe kreditë tatimore për migrantët ekonomikisht jo-aktivë ishte diskriminues. Megjithatë gjykata mbështeti pozicionin e mbajtur nga qeveria e kryeministrit Kameron, sipas të cilit është e ligjshme që vendi të mos paguajë përftimet për migrantët nëse ata nuk kanë të drejtë të banojnë në këtë shtet. Një trajtim i tillë u justifikua në bazë të mbrojtjes të financave të një shteti anëtar. Vendimi i gjykatës do të thotë që qytetarët europianë që jetojnë në Britani për më pak se pesë vjet, nuk kanë të drejtë të marrin përfitime sociale nëse nuk mund të mbajnë veten dhe nuk janë ekonomikisht aktivë.