KRYEFAQJA » LAJME » Gjykata ka lënë në burg, Presidentin e “Kastriotit”, Alban Vogli
Gjykata ka lënë në burg, Presidentin e “Kastriotit”, Alban Vogli

Gjykata ka lënë në burg, Presidentin e “Kastriotit”, Alban Vogli

Presidenti i klubit të futbollit të Krujës, “Kastriotit”, Alban Vogli do të qëndroje në qelit e paraburgimit deri në përfundim të hetimeve që kanë nisur ndaj tij.

Me akuzën e ushtrimit të dhunës ndaj një gazetari sportiv, gjykata e tiranës ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin e tij në flagrancë dhe vendosi masën e arrestit me burg për Voglin.

Me pranga në duar, dhe pa thënë asnjë fjalë vec gjeneraliteteve, Alban Volgi ka qëndruar për më shumë se 30 minuta në kafazin e hekurt ku është njohur me akuzat ndaj tij.

Prokurori Sajmir Hysi kërkoi mbajtjen në arrest të Voglit, me akuzën e dhunës së ushtruar ndaj gazetarit sportiv Eduard Ilnica mbrëmjen e 9 Majit 2016. Arrestimi i të pandehurit u cilësua nga avokati mbrotjes si i jashtëligjshëm, dhe jo në kushtet e flagrancës. Vogli u arrestua në 10 maj, dhe ka pretenduar se akuza nuk ka paraqitur një akt -ekspertim të të dëmtuarit që tregon dhunën e ushtruar. Kjo provë nuk është paraqitur nga prokurori në gjykatë edhe pse fotot që tregojnë dhunën ndaj gazetarit, bënë xhiron në webe dhe faqe mediatike.