KRYEFAQJA » LAJME » Gjykata Kushtetuese, nis seanca e hapur për Vettingun
Gjykata Kushtetuese, nis seanca e hapur për Vettingun

Gjykata Kushtetuese, nis seanca e hapur për Vettingun

Në Gjykatën Kushtetuese ka nisur të martën seanca e hapur e shqyrtimit të kërkesës së Partisë Demokratike për shpalljen antikushtetues të ligjit “Për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, i njohur ndryshe si Ligji i Vettingut. Opozita ka kërkuar edhe pezullimin e ligjit, kërkesë e marrë parasysh nga gjykata. Bashkë me opozitën kundër këtij ligji është shprehur dhe Unioni i Gjyqtarëve. Ligjin e mbrojnë deputetët e maxhorancës. Në seancë merr pjesë dhe ambasadori i SHBA-së, Donald Lu.

Zbatimi i Ligjit të Vettingut është kërkesa kryesore e KE që Shqipëria të hapi bisedimet me BE. Pak ditë më parë Kryeministri Edi Rama ka shprehur frikën se Gjykata Kushtetuese mund të bllokojë ligjin e Vettingut, duke penguar në hapjen e këtyre bisedimeve. Çështja është përcjellë dhe në Komisionin e Venecias.