KRYEFAQJA » LAJME » Gjykata Kushtetuese pezullon ligjin e supergjobave
Gjykata Kushtetuese pezullon ligjin e supergjobave

Gjykata Kushtetuese pezullon ligjin e supergjobave

Gjykata Kushtetuese ka pezulluar zbatimin e ligjit “Për procedurat tatimore”, që parashikonte gjoba të larta për biznesin. Vendimi u mor pas kërkesës që Shoqata për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe Tregut i dërgoi kësaj gjykate pasi e konsideron këtë antikushtetues. Tashmë pritet se cili do të jetë vendimi i kësaj gjykate.
Ligji “Për procedurat tatimore” i cili hyri në fuqi më 12 nëntor të këtij viti, u kundërshtua ashpër që në momentin e hartimit nga biznesi i mbështetur edhe nga opozita, por qeveria Rama nuk u tërhoq. Sipas këtij ligji gjobat variojnë nga 500 mijë deri në 10 milionë lekë. Qeveria thotë se ligji nuk synon raprezalje ndaj biznesit, por vendosjen e ligjshmerisë në vend dhe uljen e evazionit fiskal.