KRYEFAQJA » LAJME » Gjykata Kushtetuese rrëzon PD : Çështja Leskaj nuk është në juridiksionin tonë
Gjykata Kushtetuese rrën PD : Çështja Leskaj nuk është në juridiksionin tonë

Gjykata Kushtetuese rrëzon PD : Çështja Leskaj nuk është në juridiksionin tonë

Gjykata Kushtetuese vendosi të rrëzojë padinë e Partisë Demokratike për heqjen e mandatit të deputetes socialiste Valentina Leskaj. PD e kishte akuzuar zonjën Leskaj se kishte shkelur ligjin, pasi të afërm të saj kishin përfituar fonde buxhetore, por gjykata tha se kërkesa e opozitës nuk plotëson kushtet për të vënë në lëvizje gjykatën . “Shqyrtimi i kërkesës së paraqitur nga Kuvendi nuk hyn në juridiksionin tonë” u shpreh Gjykata Kushtetues. Tashmë në Gjykatën Kushtetuese pritet të diskutohet çështja e një tjetër deputeti socialist, Rakip Suli. Edha zoti Suli akuzohet nga opozita se ka përfituar nga fondet publike gjatë kohës që ka qenë deputet, por ai e ka mohuar një gjë të tillë. Pak kohë më parë kjo gjykatë ka vendosur t’i heqi mandatin ish deputetit socialist Koço Kokëdhima, vendimi i cili ngjalli polemika dhe komente të shumta.