KRYEFAQJA » LAJME » Gjykata Kushtetuese shqyrton ankesën e shoqatës së mediave
Gjykata Kushtetuese shqyrton ankesën e shoqatës së mediave

Gjykata Kushtetuese shqyrton ankesën e shoqatës së mediave

Gjykata Kushtetuese shqyrtoi këtë të martë ankesën e shoqatës së mediave për shpalljen si të papajtueshëm me Kushtetutën të pikës 3 të nenit 62, të ligjit për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë, i cili rregullon çështjen e pronësisë ne media si dhe shpërndarjen e reklamave. Sipas relatorit të cështjes ky nen kufizon me 40% pronësinë ndaj mediave kombëtare por shoqata e kundërshton kufizimi mbi kapitalin, pasi bie ndesh me kushtetutën. Ata shprehen se kufizimi nuk ndodh për sektorët e tjerë ekonomikë dhe kështu cënon lirinë dhe barazinë për të qënë të barabartë. Pro shfuqizmit u shpreh në seancë edhe Autoriteti i Mediave Audiovizive. Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë cështjen dhe në një seancë të mëvonshme do të japë vendimin.