KRYEFAQJA » LAJME » Gjykata në veri të Mitrovicës rihapet në vjeshtë
Gjykata-Themelore-Mitrovice-1

Gjykata në veri të Mitrovicës rihapet në vjeshtë

Gjykata në pjesën veriore të Mitrovicës, e cila do të punojë me ligjet e Kosovës, pritet të nisë punën  deri në fillim të muajit shtator. Kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, ka thënë se deri në fillim të muajit shtator pritet të funksionalizohet Gjykata në pjesën veriore të Mitrovicës, e cila do të punojë, sipas tij, me ligjet e Kosovës. Ai tha se tashmë është hapur konkursi dhe janë krijuar komisionet që do të bëjnë përzgjedhjen e punonjësve të Gjykatës, por theksoi se punëtorë të saj do të jenë kryesisht ata që kanë punuar deri sot në Gjykatat, e ashtuquajtura paralele, që u shuan pas arritjes së Marrëveshjes në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në vitin 2013. Gjykatësit shqiptarë u detyruan të punojnë në Gjykatën e Vushtrrisë për vite të tëra. Por, me Marrëveshjen e Prillit të vitit 2013, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, gjykatat e veriut të Mitrovicës u tha se po kthehen në sistemin e drejtësisë së vendit. Me marrëveshje është parashikuar që një Gjykatë Themelore dhe një Prokurori Themelore të funksionojnë për rajonin e Mitrovicës. Çështjet penale do të shqyrtoheshin në veri, kurse ato civile në jug të qytetit. Kryetari i Gjykatës do të jetë serb, kurse kryeprokurori shqiptar. Megjithatë, në veri të Kosovës qytetarët thonë se nuk e kanë të qartë se çfarë përmbajnë marrëveshjet dhe se janë të bindur se ato nuk do të mund të zbatohen.