KRYEFAQJA » LAJME » Gjykata për atentatin në Shkodër
vrasje, shkoder, plagosje, gjykata shkoder

Gjykata për atentatin në Shkodër

Për 6 personat e përfshirë në konfliktin me armë në Shkodër, natën e 15 Gushtit , Gjykata e Shkodrës dha sot masën arrest me burg. Behar Brajoviq . Ilir Rustemi e Bledar Lekaj ,të tre të dënuar më parë dhe Donald e Kristian Shtjefni dhe Patrik Salaj do të qëndrojnë në burg ndërsa është shpallur në kërkim policor edhe shtetasi me iniciale A.M , pasi dyshohet si bashkëpunëtor në ngjarje dhe punohet për kapjen e tij. Shkëmbimi i zjarrit në mes të qytetit të Shkodrës natën e 15 gushtit, sipas policisë ishte një atentat ndaj 30 – vejçarit Donald Shtjefni, i cili mbeti i plagosur , ndërsa tre autorët u aksidentuan me makinë, pasi tentuan të largohen nga vendi i ngjarjes. Motivi i ngjarjes, u bë e njohur të ketë qenë një konflikt për motive të dobëta mes dy grupeve .