KRYEFAQJA » LAJME » Gjykimi i “Hakmarrjes për drejtësi” do të vazhdojë
Gjykimi i "Hakmarrjes për drejtësi" do të vazhdojë

Gjykimi i “Hakmarrjes për drejtësi” do të vazhdojë

Gjykimi i një prej bandave më të njohura dhe famëkeqe në Shqipërinë post komuniste “Hakmarrja për drejtësi” do të vazhdojë edhe më tej. Procesi i nisur në vitin 1998, ka konkluduar me dënime deri në 5 vite burg për 10 të pandehur, por Gjykata e Lartë e ka rikthyer për gjykim dosjen në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda. Më parë Gjykata Kushtetuese e riktheu dosjen në Gjykatën e Lartë, pasi sipas saj ishin bërë shkelje të shumta proceduriale.
“Hakmarrja për drejtësi” akuzohet për rreth 38 krime, që nga vendosja e një bombe tek ish supermarketi “Vefa”, vrasja e ish drejtorit të Burgjeve, Bujar Kaloshi, vjedhje bankash e arkave të shtetit, vrasje e rrëmbime. Disa prej personave që akuzohen si anëtarë të bandës ndodhen jashtë Shqipërisë, por ata kanë mohuar akuzat duke i cilësuar si montime politike të pushtetit të ish presidentit Berisha.