KRYEFAQJA » LAJME » Gjyqi Andrea: Avokati i gjyqtares kërkon pavlefshmëri të përgjimeve

Gjyqi Andrea: Avokati i gjyqtares kërkon pavlefshmëri të përgjimeve

Mungesa e prokurorit në seancë ka bërë që gjyqi ndaj gjyqtares së Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea, të dështojë. Në seancën e parafundit , atë të datës 5 dhjetor, Majlinda Andrea nëpërmjet avokatit të saj kërkoi heqjen e masës së sigusisë “pezullim nga detyra” duke kërkuar pavlefshmërin e përgjime, ku dhe ka bazuar akuzën prokuroria. Ajo kërkoi rikthimin në detyrë , ndërsa prokuroria e akuzon për një korrupsion pasiv për një shumë prej 50 mijë eurosh. Kolegji penal vendosi që seancën e ardhshme ta zhvilloi në datë 19 dhjetor ku pritet të që dëgjohen pretendimet e prokurorit.