KRYEFAQJA » LAJME » Gjyqi “Beqaj – Basha” vendimi me 14 qershor
2

Gjyqi “Beqaj – Basha” vendimi me 14 qershor

Me datë 14 qershor, Gjykata e Tiranës do të vendose nëse do të shpall ose jo fajtor kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha, i akuzuar për shpifje nga ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj. Më parë zoti Basha kishte vënë Ministrinë e Shëndetësisë nën akuzë për klientelizëm dhe abuzim me tenderat. Duke i cilësuar si shpifje zoti Beqaj tha se “Është koha që Lulzim Basha të provojë përpara gjykatës nëse ka prova për ato çka ka deklaruar për mua”, tha ai, duke shtuar se “Basha do të duhet të përballet me ndëshkimin e merituar moral e civil”. Pak kohë më parë Zoti Beqaj refuzoi edhe një seancë pajtimi me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Avokati i këtij të fundit kërkoi sot pushimin e padisë pasi sipas tij nuk ka vepër penale. Zoti Beqaj vazhdimisht është akuzuar nga PD për afera korruptive, ndaj dhe vendimi i gjykatës shihet më shumë në aspektin e luftës politike mes palëve.