KRYEFAQJA » LAJME » Konflikti gjyqësor tek diga, gjyqtari Qafa jep dorëheqjen
arjan qafa, gjyqtar, dorehiqet, pallatet 17 katesh tek diga e liqenit

Konflikti gjyqësor tek diga, gjyqtari Qafa jep dorëheqjen

Gjyqtari Arjan Qafa dha sot dorëheqjen nga çështja gjyqësore e lejes së kompleksit të pallateve tek Diga e Liqenit, pas kërkesës së Bashkisë së Tiranës, se gjyqtari Qafa kishte konflikt të pastër interesi me kompaninë që do të ndërtojë pallatin 17-katësh. Ai vendosi të dorëhiqet pasditen e kësaj të marte, vendim i cili është pranuar nga gjykata. Avokatura e Shtetit dhe IKMT-ja kishin kërkuar përjashtimin e dy gjyqtarëve nga procesi gjyqësor.

Treshja e gjyqtarëve po gjykon padinë e Bashkisë së Tiranës kundër ndërtimit të një pallati 17 katesh pranë digës së liqenit artificial në kryeqytet, padi e cila është shoqëruar me akuza dhe kundërakuza të shumta. Bashkia e Tiranë ka insistuar disa herë për ndryshimin e trupës së gjykimit pasi sipas saj, dy prej gjyqtarëve kanë konlikt interesi dhe janë të afërt të pronarit të firmës ndërtuese Gener 2.