KRYEFAQJA » LAJME » Gjysmëfinalet e Ligës së Europës: Vijareal-Liverpul 1-0 dhe Shaktar-Sevija 2-2
vijareal, liverpul, gjysemfinalet, liga e europes, 2016,

Gjysmëfinalet e Ligës së Europës: Vijareal-Liverpul 1-0 dhe Shaktar-Sevija 2-2

Takimet e para gjysmëfinale të Ligës së Evropës kanë dhuruar surpriza. Në El Madrigal Vijareal ka mundur 1-0 Liverpulin, sfidë kjo që është transmetuar drejtpëdrejt nga televizioni shqiptar. Eshtë dashur minuta e 92-të e takimit që Adrian Lopez të shënojë golin e fitores për skuadrën spanjolle, duke ngritur peshë stadiumin e tejmbushur me spektatorë. Liverpul është dorëzuar në fund të takimit por nuk duhet harruar se anglezët kanë edhe 90 minutat e kthimit për të reaguar e për të përmbysur rezultatin. Në ndeshjen tjetër të luajtur në Lviv, Sevija siguron një barazim të çmuar me Shaktar Donjesk. Spanjollët, 2 herë kampionë radhazi të Ligës së Evropës, kalojnë në avantazh që në minutë e 6-të me anë të Vitolos. Më pas janë vendasit që shënojnë dy gola radhazi me anë të Marlos dhe Stepanenkos. Por Sevija nuk dorëzohet dhe barazon me 11-metërsh me anë të Vitolos. Një barazim 2-2 që favorizon spanjollët, që ndeshjen e kthimit e luajnë në Spanjë.