KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Godija e avionit rus, Putin replikon sërisht me Erdogan
Godija e avionit rus, Putin replikon sërisht me Erdogan

Godija e avionit rus, Putin replikon sërisht me Erdogan

Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Rusisë vijojnë të jenë të tensionuara për shkak të rrëzimit të avionit luftarak rus nga forcat turke. Presidenti rus Vladimir Putin dhe ai turk Rexhep Taip Erdogan edhe të enjten shkëmbyen deklarata në distancë.
Presidenti Putin ka kërkuar që Ankaraja zyrtare të kërkojë falje për rrëzimin e avionit luftarak rus “Su­24”. Sipas Putin, duket se Turqia kërkon t’i çojë marrëdhëniet mes dy vendeve në një pikë të vdekur. Presidenti rus theksoi sërish se e konsideron rrëzimin e avionit një thikë pas shpine nga një shtet të cilin Moska e konsideronte aleat në luftën ndaj terrorizmit. “Deri tani nuk kemi dëgjuar të kërkohet falje, dhe as të propozohet dëmshpërblimi apo ndëshkimi i përgjegjësve” tha zoti Putin.
Nga ana e tij, presidenti turk Erdogan iu përgjigj deklaratave të Putin, duke theksuar se rrëzimi i avionit ishte një reagim automatik, ndaj dhunimit të hapësirës ajrore të shtetit. Presidenti turk tha se ndihet i trishtuar kur sheh reagimin e Rusisë dhe siguroi se impenjimi i Turqisë në luftën ndaj ISIS është i padiskutueshëm. Presidenti Erdogan siguroi se Ankaraja ble gaz dhe naftë vetëm nga burime të njohura, dhe sipas tij, Rusia duhet të tregojë provat, kur thotë se Turqia financon grupet e xhihadistëve.