KRYEFAQJA » LAJME » Goditet grupi i shqiptarëve në itali, trafikonte kokainë dhe hashash

Goditet grupi i shqiptarëve në itali, trafikonte kokainë dhe hashash

27 persona mes tyre 7 shqiptare dhe 20 italiane janë vënë në pranga pas një operacioni të koduar Dexter. Grupi sipas policisë italiane është etiketuar “si i rrezikshëm”. Ky operacion policor është zhvilluar njëkohësisht mëngjesin e sotëm në të dy shtetet. Trafikimi i drogave të llojit kokainë dhe hashash në Italinë e Veriut, ishte aktiviteti që kryente grupi.

Policia e shtetit thotë se nga 27 të arrestuarit , A. P 32 vjeç dhe A. N 44 vjeç janë arrestuar në Shqipëri por pa dhënë më shumë detaje rreth këtij operacioni.

Veprimtaria hetimore në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë është në vijim në Itali, Shqipëri dhe Austri në mënyrë që të zbulohen lidhjet dhe bashkëpunëtorët e mundshëm e këtij grupi të trafikut të drogës” informon policia e shtetit.