KRYEFAQJA » LAJME » GOLA FANTASIKË NGA… FUTBOLLISTË AMATORË!
GOLA FANTASIKË NGA... FUTBOLLISTË AMATORË!

GOLA FANTASIKË NGA… FUTBOLLISTË AMATORË!

Kush tha që gjërat e bukura dhe spektaklin në futboll e dhurojnë vetëm profesionistët?

Dy episodet të ditëve të fundit dëshmojnë se futbolli është loja më popullore në botë dhe mund të shijohet nga gjithkush.

Rasti i parë vjen nga kategoria e 8-të e kampionatit gjerman të futbollit, kur një futbollist, Amir Mohra, shënon në provën e tij të dytë, teksa e para ka rrokur shtyllën horizontale.

Ndërsa rasti i dytë vjen nga një ndeshje kolegjesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, teksa rezultati ishte 4-4 dhe, në një përpjekje për të larguar topin në sekondat e fundit, mbrojtësi Bredi Tomas shënon golin e fitores për skuadrën e tij.