KRYEFAQJA » LAJME » Gomone me kanabis gjatë operacionit në Kanalin e Otrantos

Gomone me kanabis gjatë operacionit në Kanalin e Otrantos

Transporti i kanabisit nga Shqipëria drejt Italisë nuk ka të ndalur. Gjatë mesnatës së të martës, një sasi e madhe marijuane u kap në det nga Guardia di Finanza italiane, të cilët operonin në kanalin e Otrantos. 3 shqiptarë janë arrestuar, të cilët transportonin me anë të një gomoneje mbi 700 kg marijuanë. Operacioni antidrogë, ka nisur në Otranto, kur motovedetat italiane kanë pikasur një gomone të përmasave të mëdha, të aftë të lundronte edhe nëpër oqeane, e që udhëtonte në drejtim të Leçes. Në bordin e saj ndodheshin 3 skafistë shqiptarë dhe 734 kilogramë kanabis sativa. Tre shqiptarët janë arrestuar dhe janë dërguar në paraburgim, në pritje të ngritjes së akuzave për trafik ndërkombëtar të drogës. Droga e sekuestruar kap një vlerë të përafërt tregu prej 7 milionë eurosh.