KRYEFAQJA » LAJME » Gonzalo Higuain zbarkon në Torino

Gonzalo Higuain zbarkon në Torino

Juventus në HD. Gonzalo Higuain dhe Paolo Dybala do të jetë dyshja që do të bëjë tifozët bardhezi të ëndërrojnë. Sot është dita e Gonzalo Higuain. Sulmuesi argjentinas ka mbërritur në Torino dhe është gati për të nisur aventurën e tij të re si bardhezi. Në aeroportin e Casellës ishin mbledhur shumë tifozë për të pritur pipitan i cili u ble nga Napoli për shifrën e 90 milion eurove. Kjo shifër u pagua nga klubi torinez për të sjellë Higuain në rradhët e trajnerit Massimiliano Allegri, shifër që do të paguhet në dy vjet. “Tashmë duhet të arrijmë formën e duhur për të qenë gati për javën e parë të kampionatit. Champions League? Le të shpresojmë. Jam i lumtur që do të luaj me Dybalan.” Kanë qenë këto fjalët e para të Gonzalo Higuain në momentin që ka mbërritur në laboratorin mjekësor të Juventusit. Mbërritjen e tij në Torino e ka konfirmuar dhe klubi bardhezi me një komunikatë në Tëitter duke i dhënë mirëseardhjen Pipitas. Higuain do të firmosë një kontratë 4-vjeçare me bardhezinjtë, ku do të përfitojë 7.5 milion euro në sezon plus bonus. Kështu argjentinasi bëhet lojtari më i paguar në Serinë A, duke kaluar dhe Daniele De Rossin e Romës që fitonte 6.5 milion euro në sezon. Duket se Juventusi ka gjetur pjesën që i mungonte. Një sulmues që di të shënojë, pasi shifrat e Higuain flasin vetë. 36 gola në 35 ndeshje gjatë sezonit të kaluar janë shifra të frikshme.