KRYEFAQJA » LAJME » Google ”heq prizën” e Chrome nga Windows XP
Chrome nga Windows XP

Google ”heq prizën” e Chrome nga Windows XP

Google ka lajmëruar që do të ndalojë së përditësuari broëserin e tij Chrome për sistemet Operative Windows XP dhe Vista që nga muaji prill 2016, duke I lënë përdoruesit pa përditësime në siguri.

Kompania gjithashtu do të zbehi suportin e Chrome për versione të vjetra të sistemeve operative të Apple për kompjutera desktop, si Mac OS X 10.6, 10.7 dhe 10.8.

Drejtori përgjegjës për sigurine në Google, Mark Pawliger, tha së fundmi në një intervistë që këto platforma operative kanë mangësi thelbësore në çështjet e sigurisë, si dhe kanë një potencial të madh për tu infektuar nga viruse të ndryshme.

“Nëse ju përdorni akoma këto sisteme operative të cilat nuk suportohen më me përditësime nga kompanitë përkatëse, ne iu sugjerojmë t’i ndërroni sa më shpejt. Në këtë mënyrë, ju do të merni edhe versionet e fundit të broëserit Chrome, që garantojnë më shumë besim e siguri,” ka thënë ai.