KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Google nën hetim
Google nën hetim

Google nën hetim

Tatimoret franceze mësynë në zyrat e gjigantit të internetit Google në Paris, si pjesë e një hetimi për evazion fiskal. Policia e konfirmoi bastisjen. Ndërsa, kompania Google u shpreh se po i bindet ligjit francez dhe po bashkëpunon me autoritetet tatimore. Hetuesit e prokurorisë financiare u shprehen se hetimi synon të zbuloje nëse Google Ireland ka një seli të përhershme në Francë, dhe nëse duke mos deklaruar pjesë të aktiviteteve të saj të ndërmarra në Francë, kompania ka dështuar në përmbushjen e detyrimeve fiskale, duke përfshirë taksën e korporatës dhe taksën e vlerës së shtuar. Google akuzohet se nuk ka paguar rreth 1.6 miliardë euro taksa. Duke shfrytëzuar ligjin ndërkombëtar të taksave, kompania paguan pak taksa në shumicën e vendeve europiane, sepse i raporton shitjet e saj kryesisht në Republikën e Irlandes.