KRYEFAQJA » LAJME » Grabitja e bankës, arrestohet drejtori dhe shefi i sigurisë

Grabitja e bankës, arrestohet drejtori dhe shefi i sigurisë

Policia e Tiranës ka arrestuar mëngjesin e sotëm drejtorin e filialit të bankës Kombëtare Tregtare Luigj Gjonaj dhe shefin e sigurisë së filialit Florian Skarra,pasi një ditë më parë në këtë bankë janë grabitur 19 milionë lekë të reja.

Një ditë më parë në dhomën e kasafortës u konstatua një çarje në mur 50 me 30 cm. Fillimisht u duk se kasaforta ishte e paprekur, por më pas policia pohoi se grabitja nuk kishte mbetur në tentativë.