KRYEFAQJA » LAJME » Grabitja në Rinas, acarohen marrëdhëniet prokurori-polici
Grabitja në Rinas, acarohen marrëdhëniet prokurori-polici

Grabitja në Rinas, acarohen marrëdhëniet prokurori-polici

Ka shumë mundësi që grabitja spektakolare ne Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas ditën e enjte, të kthehet në një përplasje mes Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Menjëherë pas ngjarjes prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla ka urdhëruar hetimin e zyrtarëve të lartë të Policisë së Shtetit, duke vënë gishtin mbi ta si fajtorë të mundshëm të kësaj ngjarjeje. Në fokus të hetimit do të jetë edhe egzistenca ose jo e një plani masash nga ky institucion, pas akteve terroriste të ndodhura në mesjavë nën Turqi.
Por nga ana e saj Policia e Shtetit ka larguar disi përgjegjësinë e saj nga kjo ngjarje. Drejtori i Policisë së Tiranës Ervin Hodaj tha për gazetarët se pista e aeroportit dhe e rrethimit, janë kompetencë e sigurisë private të kontraktuar nga koncesionari i aeroportit. Ai tha se policia është e informuar për ngjarjen 10 minuta pasi gjithçka kishte përfunduar. Drejtori Hodaj ndërkohë ka bërëtë njohur dhe rezultatet e kontrolleve të policisë dhe mangësive që ajo ka konstatuar tek firma private që ruan aeroportin.
Polemikat duket se do të vazhdojnë edhe më tej në të ardhmen, dhe të frymëzuara nga politika, pritet të tensionojë më tej marrëdhëniet mes Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Prokuororisë së Përgjithshme.