KRYEFAQJA » LAJME » Grabitja në Rinas, flitet për 3-4 milionë euro të vjedhura
Grabitja-në-Rinas-pamjet-e-para-si-një-film

Grabitja në Rinas, flitet për 3-4 milionë euro të vjedhura

Policia e Tiranës ka dhënë pasditen e së enjtes më shumë hollësi rreth grabitjes në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” të Rinasit. Ajo është vënë në lëvizje pas një telefonate të mbërritur rreth orës 14:45, se në pistën e fluturimeve ka ndodhur një grabitje me armë. Sipas policisë tre persona kanë hyrë në rrethimin e brendshëm të aeroportit, pasi kanë prerë menteshat e portës së jashtme. Të maskuar dhe të armatosur ata kanë kërcënuar me armë rojet private të aeroportit dhe kanë grabitur një sasi kartmonedhash e cila vlerësohet në 3-4 milionë euro. Automjeti i grabitësve është gjetur më pas i djegur në afërsi të aeroportit. Autoritetet më të larta të policisë dhe rreth 500 forca policie kanë shkuar në vendgjarje dhe kanë nisur e operacioneve të kërkimit. Për momentin janë ndaluar rojet e firmës private.
Ndërkaq kanë filluar edhe reagimet e para rreth ngjarjes. Zyrtarë të lartë të opozitës kanë shprehur dyshime për përfshirje të zyrtarëve të ministrisë së brendshme në këtë ngjarje.