KRYEFAQJA » LAJME » Grabitja në Rinas, policia dërgon materiale për egzaminim
Grabitja në Rinas, policia dërgon materiale për egzaminim

Grabitja në Rinas, policia dërgon materiale për egzaminim

Një paruke dhe disa vende të tjera janë gjetur në afërsi të vendit ku u gjet automjeti i djegur, që dyshohet se është  përdorur për grabitjen në Rinas. Lajmi ka dalë nga policia e shtetit e cila thotë se tashmë sendet janë dërguar për ekzaminim tek ekspertët. Policia shpreson se ata do të gjejnë të dhëna që do të mund të ndihmojnë në identifikimin e autorëve të grabitjes. Gjithnjë sipas policisë dyshohet se në ngjarje është përfshirë një grup i strukturuar kriminal nga Tirana. Të hënë pritet që gjykata të japi masën e sigurisë për të ndaluarit.