KRYEFAQJA » LAJME » Grabitja tek “Nënë Tereza”, Policia: 30 mijë euro për informatorin
Grabitja tek "Nënë Tereza", Policia: 30 mijë euro për informatorin

Grabitja tek “Nënë Tereza”, Policia: 30 mijë euro për informatorin

Ndërsa vijon intensivisht hetimet për ndalimin e grabitësve në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, policia shqiptare ka njoftuar se ka vënë në dispozicion shumën prej 30.000 Euro për çdo shtetas, i cili jep informacion të rëndësishëm për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Ajo ka vënë në dispozicion numrin 0694110217 si dhe adresën e-mail-it, policiadurrës@gmail.com. Në njoftimin e policisë lidhur me këtë ngjarje u bë e ditur se shuma e grabitur është 995 mijë euro, por media të ndryshme thonë se ajo mund të jetë disa herë më e madhe. Spekulimet janë shtuar dhe më shumë, pas ofertës së policisë, e cila është gati 3 për qind e shumës, që sipas saj është grabitur.