KRYEFAQJA » LAJME » Grabitje në Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Tiranë
aeroporti-nene-tereza-rinas

Grabitje në Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Tiranë

Tre persona të armatosur dhe të maskuar, kanë hyrë në terminalin e aeroportit ndërkombëtar  “Nënë Tereza” në Tiranë, kanë kryer një grabitje dhe janë larguar. Lajmi bëhet i ditur nga burime mediatike, por nuk është konfirmuar nga policia. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15 të së enjtes dhe ka për bazë thëniet e dëshmitarëve për media të ndryshme. Sipas tyre bëhet fjalë për grabitjen e një shume të konsideruar parash, por është ende e pa qartë se ku dhe si ato janë grabitur. Në aeroporti funksionojnë disa restorante, kafene dhe agjensi udhëtimesh. Ka dyshime se objekt i sulmit mund të jenë kompani që operojnë në sektorin bankar dhe shumta e tyre që do transportoheshin jashtë Shqipërisë. Grabitësit janë larguar dhe më pas mjeti i tyre është gjetur në flakë. Ngjarja ndodh pikërisht kur ishte njoftuar rritja e shkallës së gadishmërisë në aeroport, pas ngjarjeve terroriste në Aeroportin “Ataturk” të Stambollit dy ditë më parë.