KRYEFAQJA » LAJME » Granit Xhaka stërvitet me lojtarët e Prishtinës
Granit Xhaka stërvitet me lojtarët e Prishtinës

Granit Xhaka stërvitet me lojtarët e Prishtinës

Lojtari kosovar i kombëtares zvicerane, Granit Xhaka, i cili ndodhet në Prishtinë ka bërë sot në mëngjes stërvitje sëbashku me lojtarët e Prishtinës.

Lojëtarët kanë kanë bërë stërvitjen e tyre të parafundit në stadiumin e qytetit para se ai të mbyllet për punimet e ristrukturimit sipas parametrave që kërkon UEFA.

Pasdite do të mbahet dhe stërvitja e fundit në këtë stadium ku përsëri do të jetë i pranishëm Xhaka. Pas tre ditësh mesfushori do të shkojë në Londër dhe do të fillojë stërvitjen me klubin e vet, Arsenalin.