KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Greqi, 86 miliardë eurot ndahen në pesë këste
Greqi, 86 miliardë eurot ndahen në pesë këste

Greqi, 86 miliardë eurot ndahen në pesë këste

Nga 20 gushti deri ne fund të vitit, Greqia do të marrë nga kreditorët ndërkombëtarë gjysmën e shumës së huasë prej 86 miliardë eurove, të ndarë në 5 këste. Këstet do të merren kundrejt vënies në zbatim të masave dhe reformave për të cilat u zotua qeveria greke në marrëveshjen e arritur javën e shkuar ndërsa kreditorët kanë rënë dakord që çdo këst ta japin pasi të raportohet në parlamentin grek për ecurinë e reformave. Nga 58 masa kursimesh të kërkuar nga ndërkombëtarët, 13 prej tyre ende nuk janë nisur dhe 6 janë zbatuar vetëm pjesërisht. Ndërkohë, autoritetet greke lajmëruan se qeveria do të blejë borxhin që ka një pjesë e qytetarëve ndaj bankave në vend. Çdo familje që ka mbetur borxh te bankat më pak se 20 mijë euro, që nuk ka prona të patundshme, ka të ardhura minimale dhe depozita më pak se 1 mijë euro, do të ndihmohet në këtë mënyrë duke u liruar nga borxhi. Këto kredi të marra nga qyetaret do të shlyhen me një pjesë të parave të huasë së madhe që siguroi Athina nga kreditorët.