KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Greqi, debate të ashpra për reformën e pensioneve
greqi parlament parlamenti grek per miratimin e reformes se pensioneve kryeministri alexis cipras

Greqi, debate të ashpra për reformën e pensioneve

Parlamenti grek po vazhdon ende debatet e ashpra lidhur me reformën e pensioneve. Kryeministri Aleksis Cipras u kërkoi partive politike ta miratojnë reformën e propozuar nga qeveria, madje tha se janë të detyruara të votojnë sepse përndryshe i gjithë sistemi i sigurimeve do të rrënohet. Nëse doni që brezat e ardhshëm të kenë sigurinë shoqërore, nuk ka vend për zvarritje të tjera. Po nuk morëm masa sot, gjithë sistemi do të bjerë, tha ai. Ciprasi fajësoi sistemin joefikas 40 vjeçar për keqmenaxhim e vjedhje nga qeverite e pasokut dhe demorkacisë së re, të cilat çuan në tkurrjen e ekonomise dhe rritje të papunësisë. Pa bërë këtë reformë, nuk kemi ku t’i gjejmë edhe 980 milionë eurot që i duhen këtij sistemi për të funksionuar, paralajmeëoi kryeministri. Ndërkohë që parlamemti vazhdon debatin, jashtë ndërtesës mbahey një protestë e sindikatave të cilat e kundërshtojnë reformën e propozuar.