KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Greqi, dynden emigrantët
Greqi, dynden emigrantët

Greqi, dynden emigrantët

Në brigjet greke mbërriten përseri sot qindra refugjatë , më së shumti siriane. Zbarkimet më të shpeshta ndodhin në ishullin Kos, pranë brigjeve turke, një ishull ku aktualisht gjenden 7 mijë refugjatë nga një varg vendesh. Përsëri pati përleshje mes afganëve, pakistanezëve dhe iranianëve për racionet ushqimore. Emigrantët nga këto vende ankohen se janë lenë pas dore, pa asnjë mbështetje, kurse autoritetet greke u japin përparësi vetëm siaianëve që vijnë nga zonat e luftës. Për këtë arësye, një pjesë e mirë e tyre nisen drejt veriut, nëpër rrugët tokësore drejt vendeve evropiane. Kjo ka shkaktuar dyndje në maqedoninë fqinje. Në rajonin maqedonas të Gevgelisë, pranë kufirit grek, mijëra emigrantë nga lindja e mesme përpiqen me dëshpërim të gjejnë një vend në trenin që niset drejt Serbisë, me synimin për të kaluar më pas në Hungari. Skena kaotike janë regjistruar në disa stacione treni të Maqedonisë, sidomos në kufirin me Greqinë dhe me Bullgarinë. Autoritetet vendase thonë se një pjesë e emigrantëve bien pre e trafikantëve dhe kontrabandistëve që u kërkojnë shuma të mëdha parash për t’i kaluar në Serbi apo Hungari.