KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Greqi, fundoset varka me emigrantë afrikanë
greqi lesvos fundoset varka me emigrante afrikane

Greqi, fundoset varka me emigrantë afrikanë

Roja bregdetare greke ka shpëtuar 242 emigrantë, pasi varka e drurit me të cilen kishin udhëtuar nga Afrika veriore u fundos në veri të ishullit Lezbos. Në fatkeqësi humbën jetën tre persona, mes të cilëve dy fëmijë. Por roja bregdetare tha se ende nuk kanë ndonjë të dhëne nëse mund të ketë njerëz të tjerë të zhdukur në det. Për këtë arsye vazhdojnë ende kërkimet. Disa nga emigrantet u dërguan në spital sepse ishin në gjëndje të rëndë shëndetësore. Fundosja e varkës se drurit pranë ishullit Lezbos paraqet fatkeqësinë më të rëndë detare pranë brigjeve të Greqisë, prej kur nisi këtë vit vala e madhe emigruesë. Nga janari i këtij viti, në Greqi kanë zbarkuar 500 mijë emigrantë e refugjatë, të cilët synojnë Evropën veriore.