KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Greqi, miratohen shkurtime të reja shpenzimesh
greqi

Greqi, miratohen shkurtime të reja shpenzimesh

Deputetët grekë miratuan të dielën shkurtime të reja të shpenzimeve dhe rritje të taksave. Masat janë kërkuar nga kreditorët evropianë, në këmbim të këstit të ri të parave nga paketa e ndihmës. Legjislacioni vjen dy ditë para takimit të ministrave të Financave të Eurozonës, të cilët do të vlerësojnë hapat e Athinës në përputhje me kushtet e vëna. Në korrik të vitit 2015, kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, pranoi kushtet për paketën e tretë të ndihmës nga Evropa, në vlerë prej gati 100 miliardë dollarësh. Ndërkaq mijëra njerëz kanë protestuar në qendër të Athinës kundër legjislacionit.