KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Greqi, nis puna për akordimin e këstit të kredisë më 24 maj
greqi, parlamenti

Greqi, nis puna për akordimin e këstit të kredisë më 24 maj

Qeveria greke nisi punën për përmirësimin e një projektligji për kompletimin e masave shtrënguese të kërkuara nga BE dhe FMN, për të siguruar “dritën jeshile” për akordimin e këstit të kredisë gjatë Eurogrupit më 24 maj. Ky ligj parashikon një “mekanizëm rregullator automatik” në rast të një kolapsi buxhetor. “Siç ishte parashikuar gjatë takimit të fundit të Eurogrupit, disa masa shtesë duhet të miratohen nga Parlamenti grek deri më 24 maj për të marrë miratimin e kreditorëve mbi konkluzionet e rishikimit të programit grek dhe akordimit të këstit të radhës së kredisë”, sipas burimeve te qeverisë.