KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Greqi, parlamenti miraton ligjin e ri zgjedhor
greek_parliament3

Greqi, parlamenti miraton ligjin e ri zgjedhor

Parlamenti grek miratoi mbrëmë vonë ligjin e ri zgjedhor, i cili u jep të drejtën e votës të gjithë shtetasve mbi 17 vjeç. Ligji hyn në fuqi për zgjedhjet e ardhshme të parashikuara në vitin 2019. 281 deputetë morën pjesë në votimin me tri raunde që miratoi kodin e ri zgjedhor i cili parashikon edhe futjen e sistemit të thjeshtë proporcional me përfaqësimin e partive politike në parlament. Ky ndryshim i heq partisë fituese në zgjedhje të drejtën për të pasur një shtesë prej 50 deputetësh, siç e parashikonte ligji i deritanishëm. Pragu i hyrjes në parlament është 3%. Ligji u mirtua me mbështetjen e deputetëve të partive Syriza, grekëve të pavarur dhe bashkimit të qendrës.