KRYEFAQJA » LAJME » Greqi, përplasje mes skafit dhe anijes
deti egje, anija, perplasje, skaf, roja bregdetare helene

Greqi, përplasje mes skafit dhe anijes

Një tragjedi ka ndodhur pranë bregut të një ishulli të Egjeut, ku një anije turistike është përplasur me një motoskaf. Si pasojë e përplasjes, 3 persona kanë humbur jetën dhe 3 të tjerë janë plagosur, 2 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë. Mjeti lundrues ku po udhëtonin turistët po transportonte 15 deri në 20 persona, që po udhëtonin drejt ishullit të Monit, ndërkohë që nuk dihet me saktësi se sa vetë ndodheshin në motoskaf. Nuk dihet gjithashtu përse motoskafi ka bërë një kthesë shumë të fortë që ka sjellë perplasjen me anijen turistike. Kjo ka sjellë edhe përmbysjen e mjetit lundrues dhe të gjithë pasagjerët kanë përfunduar në det. Roja Bregdetare helene bën te ditur se ka arritur të shpëtojë disa persona, ndërsa po vazhdon kërkimet për të tjerë.