KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Greqi, policia evakuon më shumë se 2 000 migrantë

Greqi, policia evakuon më shumë se 2 000 migrantë

Policia greke evakuoi dje më shumë se 2 000 migrantë të kampit të Idomenit në kufirin me Maqedoninë, ku strehohen rreth 8 000 migrantë, duke i transferuar në qendra pritje aty pranë. “Gjithsej janë evakuar të hënën 2 031 migrantë me 42 autobusë dhe operacioni do të vazhdojë edhe sot”, njoftojnë shërbimet e koordonimit të krizave migratore nëpërmjet një deklarate. “Faza e parë e operacionit, që filloi të martën herët në mëngjes në prani të 700 policëve të mbështetur nga një helikopter, u zhvillua pa incidente dhe përfundoi në mesditë”, theksohet nga ky shërbim. Mes migrantëve të evakuar figurojnë 662 sirianë, 1 273 kurdë dhe 96 jazidi.