KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Greqi: Protesta kundër Obamës
Greqi: Protesta kundër Obamës

Greqi: Protesta kundër Obamës

Policia ka përdorur mbrëmë gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën e protestuesve që demonstronin vetëm pak kilometra larg rezidencës presidenciale, ku udhëheqësit grekë ishin duke organizuar një banket shtetëror me rastin e vizitës së Presidentit amerikan, Barack Obama. Rreth 7.000 persona, mes të cilëve shumë protestues të maskuar dhe pjesëtarë të grupit “PAME” të lidhur me komunistët, marshuan përmes rrugëve në qendër të Athinës, duke mbajtur parulla me shënimin “I padëshiruar!”. Policia u përplas me anarkistët teksa këta të fundit u përpoqën të thynin kordonin e sigurisë për të mbërritur në ndërtesat e Parlamentit dhe Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Disa prej demonstruesve hodhën bomba molotov ndaj policisë, përpara se të largoheshin për në rrugët dytësore pranë sheshit “Sintagma”. Në një protestë tjetër, të zhvilluar në qytetin verior të Selanikut, pjesëmarrësit dogjën flamurin amerikan.