KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Greqi, punonjësit e trafikut ajror hyjnë në grevë. Ndërpriten fluturimet për katër ditë
aeroporti , greqi, greve, mbyllet, rikonstrukti, aviacioni civil

Greqi, punonjësit e trafikut ajror hyjnë në grevë. Ndërpriten fluturimet për katër ditë

Në Greqi, që nga 9 tetori do të ndërpriten për katër ditë të gjitha fluturimet pasi kontrollorët e trafikut ajror do të hyjnë në grevë, raportuan mediat vendase. Në një deklaratë të publikuar nga Sindikata e Kontrollorëve të Trafikut Ajror, theksohet se nga data 9 deri në 13 tetor punonjësit e kësaj sindikate hyjnë në grevë për të protestuar kundër projektligjit që po diskutohet në Parlamentin e Greqisë për ristrukturimin e aviacionit civil. Deklarata thotë se miratimi i ligjit të ri do të thotë shkatërrim i këtij sektori.