KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Greqi, Viktoria Nuland viziton kampin e refugjatëve
greqi idomeni refugjate zv.sekretarja e shtetit viktoria nuland

Greqi, Viktoria Nuland viziton kampin e refugjatëve

Ndihmës sekretarja amerikane e shtetit Viktoria Nuland ka vizituar të enjten kampin e refugjatëve të Idomenit pranë kufirit grek me Maqedoninë, ku u takua me zyrtarë dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare për të diskutuar kushtet e jetesës së refugjatëve. Rreth 14 mijë refugjatë ndodhen në këtë kamp të mbipopulluar në pritje për të vijuar rrugëtimin e tyre për në Europë. Nuland, ka vizituar gjithashtu anën maqedonase të kufirit, ku ka folur me zyrtare dhe personelin policor nga Sllovenia, Siria dhe vende të tjera të cilat janë angazhuar në patrullimin e kufirit të Maqedonisë.