KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Greqia dhe kreditorët drejt marrëveshjes
Greqia dhe kreditorët drejt marrëveshjes

Greqia dhe kreditorët drejt marrëveshjes

Greqia dhe kreditoret nderkombëtarë, të cilët negociojnë për kushtet për planin e ri financiar për shpëtim, ranë dakord për qëllimet finale fiskale për defiçitin buxhetor nga viti 2016 e mëtej, njoftuan burime qeveritare greke, pas bisedimeve maratonë që zgjaten 22 orë dhe gjatë gjithë natës të së hënës duke u gdhirë e martë. Marrëveshja ka vetëm pak ndryshime nga skenari themelor paraprak dhe parashikon defiçit primar buxhetor prej 0,25 përqind nga Produkti kombëtar bruto në vitin 2015, pastaj 0,5 përqind tepricë në vitin 2016, 1,75 përqind në vitin 2017 dhe 3,5 përqind në vitin 2018. Po ashtu, palët ranë dakord që të mos vendosen masa të reja kursimi as vitin tjetër, pasi këto që janë vënë në zbatim dhe do të zbatohen gjatë këtij viti janë të mjaftueshme për ta ulur defiçitin dhe për ta kaluar rritjen ekonomike në shifra pozitive. Qeveria në Athinë deklaroi se tani mbeten vetëm pak hollësi për të shkuar te nënshkrimi i marrëveshjes me qëllim lëvirimin e ndihmës së tretë financiare në vlerë prej 86 miliardë eurosh. Athina dëshiron të firmosë marrëveshje para se të skadojë afati për pagesën e borxhit ndaj Bankës Qëndrore Evropiane me 20 gusht. Marrëveshja do të miratohet nga parlamenti grek të enjten me qëllim që të premten të finalizohet nga ministrat e financave të eurozonës.